Krishtlindjet u festuan sot, a e dini numrin e të krishterëve në Dragash?

Minutat  e parë të 25 dhjetorit për besimtarët  katolikë shënojnë fillimin e një prej festave më të rëndësishme në kalendarin e tyre e që në Kosovë njihen si Kërshëndella.

Këto momente besimtarët i kanë pritur në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, në meshën solemne të Krishtlindjes.

Mesha në katedrale ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme, në të cilën qytetarët thonë të jenë lutur edhe për gjendjen politike në vend.

Statistikat për komunën e Dragashit

A e keni ditur se në Dragash në bazë të rezultateve të regjistrimit të popullsisë që u bë në vitin 2011 asnjë qytetar nuk është deklaruar si besimtarë katolikë.

Statistikat për besimet fetare në Komunën e Dragashit

Përderisa si myslimanë janë deklaruar 16,946 meshkuj dhe 16,860 femra, besimtarë të krishterë ortodoks 9 persona, pa fe 5 persona, besime tjera 141 persona, ndërsa disa prej banorëve të komunës sonë nuk kanë dashur të deklarohen për besimin e tyre./opojasot.com