Kryeredaktori opojar i RTK’së, ironizon me programin e Vitit të Ri të Klan Kosovës

Kryeredaktori i RTK-së, Xhymret Veliu, duke folur për programin festiv të RTK-së, ka thënë se përfaljet e ditëve të fundit sa i përket programit të Vitit të Ri, janë në vorbullën e fake news dhe të habitshme që bëhen pikërisht nga media të rëndësishme të spektrit medial në Kosovë.

Ai ka sqaruar se program, i festiv i RTK-së është plotësisht nën kontrollin e menaxhimin e RTK-së, dhe së në këtë rast, RTK,  përmes bashkëpunimit me një kompani dhe  dhënies së hapësirës promocionale përmes konkursit  ka ruajtur buxhetin e vet edhe ashtu të mangët dhe ka realizuar nje program te pëlqyeshëm per shijet e audiencës.