Kryetari Shabani bashkëpunon me TIKA në zbatimin e projekteve të ndryshme

Përfaqësues nga organizata shtetërore turke në Kosovë, TIKA, sot kanë pritur në takim  kryetarin e Komunës së Dragashit, Shaban Shabani.

Pasi e kanë uruar Shabanin për detyrën e tij të re, sipas njoftimit të lëshuar nga TIKA, palët kanë  shkëmbyer opinionet reciproke mbi projektet dhe aktivitetet që mund të realizohen gjatë vitit në Komunën e Dragashit./opojasot.com

Njoftimi i plotë nga TIKA, për takimin me Kryetarin Shabani

Sot, Kryetari i Komunës së Dragashit, zt. Shaban Shabani vizitoi zyrën tonë.

Kemi shkëmbyer opinionet reciproke mbi projektet dhe aktivitetet që mund të realizohen gjatë vitit në Komunën e Dragashit.

Kryetarit Shabani i shprehëm përgëzimet për pozitën e tij të re dhe i uruam suksese gjatë mandatit.