Kryetari Shabani fton goranët t’i adresojnë problemet në komunë

Drejtuesit e Komunës së Dragashit kanë vlerësuar se qytetarët e komunitetit goran duhet të angazhohen që bashkë me institucionet e Kosovës të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre të përditshme.

Do të ishte e udhës që qytetarët nga treva e Gorës shqetësimet e tyre t’i adresonin te qeveria lokale e qendrore e Kosovës dhe jo që fillimisht t’i paraqesin ato para lidershipit të Serbisë, qysh pati vepruar ditë më parë një grup i goranëve gjatë takimit publik të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me qytetarët serbë në Lapnasellë, shkruan Ooja Sot.

Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, ka bërë të ditur se pushteti lokal po bën gjithçka që është e mundur për ta përmirësuar jetën e gjithë komuniteteve në Komunën e Dragashit, si të shqiptarëve ashtu edhe të komunitetit boshnjako-goran. /Opoja Sot