Kryetari Shabani zotohet për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Blaç

KDI në vazhdën e aktiviteteve avokuese, sot zhvilloi një takim më kryetarin e Komunës Dragash Shaban Shabani, ku pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të fshatit Blaç.

Shkak i këtij takimi ishte diskutimi mbi çështjet e identifikuara nga organizimet e KDI dhe adresimi i tyre për t’u përfshirë në planet konkrete të komunës së Dragashit.

Prioritet në fshatin Blaç mbetet investimi në rrjetin e ujësjellësit, ku nga kryetari i komunës është marrë zotimi se do të planifikohen 80 mijë euro investime në rrjetin e ujësjellësit në këtë lokalitet.

Angazhimi i përbashkët në listimin e prioriteteve mbetet fokus i KDI-së në nxitjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse.