Kryeziu: Luftuam kundër tri qeverive e bandave kriminale nga Opoja dhe Gora

Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës sonë, Selim Kryeziu pas një reagimi që ka pasur mbrëmë pas shpalljes së rezultateve zyrtare nga KQZ, sot ka ardhur me një reagim tjetër shumë më të ashpër.

Kryeziu është shprehur se dallimi momental në vota me kandidatin kundërshtar është vetëm 19 vota dhe se ekzistojnë edhe 400 vota me kusht dhe me postë, që sipas tij, nëse nuk janë manipuluar do të shpallet fitues./Opoja Sot

Ja postimi i tij i plotë

Të nderuar votues të mi e të LDK-së!
Për shkak të shumë telefonatave dhe pyetjeve përmes formave tjera të komunikimit që po më vijë nga Ju, jam i obliguar t’ju jap këtë sqarim publikë, në pamundësi që t’ju përgjigjem të gjithëve.
Ne luftuam kundër tri qeverive, kundër bandave kriminale nga Opoja dhe Gora, dhe nuk u mposhtëm. Dallimi ne vota, marrë parasysh edhe manipulimet, është 19 . Ne sot kemi parashtruar ankesat tona në organet kompetente. Mbesin edhe rreth 400 vota me kusht e me postë për t’u numruar. Nëse Makjalledovsket e Usmen Ballxhit dhe Simiçat e Adem Hoxhes, nuk kanë kontribuar për “krahun e luftës”, edhe përmes postës, Ne do të jemi fitues. Pavarësishtë rezultatit përfundimtar, ne do të qendrojmë bashkë deri në rrëzimin e bandave.
Faleminderit të gjithëve për interesimin.
#Lidhja_nuk_dorëzohet