Kush është Reshat Mexhiti, opojani që garon për kryetar të Bashkësisë Islame të Kosovës

Reshat Mexhiti i lindur në fshatin Kuklibeg  të Opojës, Komuna e Dragashit sot do të jetë në garë me Myftiun aktual të Kosovës Naim Tërnava për të parin e Bashkësisë Islame.

Nga martesa me bashkëshorten nga Brruti i Opojës, Reshat Mexhiti ka pesë fëmijë.

Mexhiti ka mbaruar studimet për Islamin në Kajro, Dega e Tefsirit.

Ka mbajtur pozita të rëndësishme në Bashkësinë Islame të Kosovës dhe aktualisht është imam në Xhaminë e Bajraklisë në Prizren.

Zgjedhjet për kreun e BIK do të mbahen sot (E shtunë ) nga ora 12:00.

Për të dy këta kandidatë, do të votojë trupi zgjedhor, i cili përbëhet nga 28 delegatë të Kuvendit, 28 kryetarët e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës në 28 komuna, si dhe një përfaqësues nga Medreseja dhe një nga Fakulteti i Shkencave Islame./OpojaSot.com