Laurat Krasniqi i Vetëvendosjes dhuron pagën e tij për shërimin e djalit nga Rrenci

Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Dragash, Laurat Krasniqi, pagën e një muaji të cilën e merr nga Kuvendi Komunal ka vendosur ta ndajë për një qëllim humanitar.

Krasniqi ka apeluar që edhe kolegët të veprojnë njëjtë, dhe shumën prej 10,000.00€ që e kanë për “eskurzione” ta ndajnë për të ndihmuar shërimin e vogëlushit Adi Skeraj nga Rrenci./Opoja Sot/

  Apel për ndihmë për Adi Skerajn

“Ashtu siç kam premtuar ditë më parë kam mbajtur zotimin e dhënë se pagën time si anëtar i kuvendit komunal do ta deponoj për shërimin e një rasti në nevojë nga komuna jonë. Shfrytëzoj rastin dhe apeloj te koleget e mi të kuvendit që shumen e ndarë prej 10,000.00€ për “eskurzione” ta përdorimin për qëllime dhe nevoja të tilla”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Laurat Krasniqi, i cili ka bashkangjitur edhe dëshminë e pagesës.