Merita Kurtishi nga Dragashi në listën e prokurorëve të rinj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar sot 21 prokuror të rinj.

Në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, në pajtim me propozimin e Këshillit Prokurorial, Thaçi me dekret ka emëruar sot 21 prokurorë të rinj të shtetit, nëpër prokuroritë Themelore të Kosovës.

Me anë të një njoftimi të Zyrës së Presidentit, prokurorët e emëruar dhanë betimin para presidentit Thaçi, me ç ‘rast u zotuan se do ta kryejnë detyrën e prokurorit me nder, përgjegjësi dhe paanshmëri.

Sipas njoftimit, Thaçi ka kërkuar që prokurorët e rinj ta kryejnë këtë detyrë me përgjegjësi të lartë.

“Ju uroj suksese në përgjegjësitë e reja që keni marrë. Ju duhet t’i kryeni obligimet në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”, duke shtuar më tej se “Konsolidimi i sundimit të ligjit duhet të jetë prioritet kryesor. Në këtë drejtim ju keni mbështetjen time të plotë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentit, shkruan Opoja Sot.

Ai tha se në prag të 10 vjetorit të pavarësisë së vendit, duhet angazhim më i madh në forcimin e sundimit të ligjit.

“Tani kur jemi në prag të 10 vjetorit të pavarësisë, duhet angazhim më i madh për forcimin e sundimit të ligjit, duke siguruar një shtet të fort, ligjor, të barabartë për krejt qytetarët” thuhet më tutje në njoftim.

Merita Kurtishi – Gaka, prokurore

Vlenë të theksohet se në listën e prokurorëve të rinjë që janë dekretuar nga Presidenti Thaçi është dhe Merita Kurtishi nga fshati Brrut komuna e Dragashit. /Opoja Sot