Mesazhi i Kryetarit Shabani për 10-vjetorin e Pavarësisë

Në dhjetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, uron të gjithë qytetarët me besimin se Kosova, veçanërisht komuna e jonë të vazhdojë rrugën e prosperitetit dhe zhvillimit të gjithanshëm. /Opoja Sot

Mesazhi i plotë i Kryetarit Shabani

Të nderuar qytetarë! Në përvjetorin e dhjetë të Pavarësisë së Kosovës ju uroj nga zemra këtë ditë të shënuar!

Rrugëtimi i shtetit tonë ishte i gjatë dhe i mundimshëm, por sot fatmirësisht ne jetojmë të lirë dhe të pavarur.

Në vitet e ardhshme mbetet qenësore që Kosova, por gjithashtu edhe komuna jonë të vazhdojë rrugën e prosperitetit dhe zhvillimit të gjithanshëm. Besoj se do ia dalim së bashku.

Gëzuar 10 vjet shtet!