Mësohen se nga cilat fshatra të Opojës dhe Gorës janë kutitë që do të rinumërohen

PZAP ka njoftuar sot se edhe 35 kuti nga Komuna e Dragashit do të shkojnë në rinumërim.

Zyrtari i LDK-së në Dragash, Durak Salihu,  ka njoftuar se cilave fshatra u përkasin këto kuti që do të rinumërohen në Qendrën e numërimit dhe rezultateve (QNR) në Fushë Kosovë./Opoja Sot

Ja postimi i plotë në Facebook

Ne rinumerim ka shkuar 62.5% e vendevotimeve te Dragashit, apo 35 kuti!

Ne rinumrim do te shkoje: Zaplluxhja, Blaçi, Zgatari, Bresana, Bellobrad, Zym, Shajne, Rrenc, Kpare, Kuk, Brod, Restelice, Rapqe, Glloboqice, Zlipotok, Kerstec, Kukajan, Krusheve.

Rinumerimi per Dragashin do te behet neser ne QNR ne Fushe Kosove, gjithashtu neser do te behet edhe numerimi i votave me kusht (186 vota) dhe votave te diaspores me poste (229 vota)!