Ministri Lekaj: Rruga për në Restelicë është e hapur

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka bërë të ditur se pas reshjeve të pandërprera të shiut, situatë shumë e vështirë ka qenë edhe te rruga që të dërgon në Restelicë, Komuna e Dragashit dhe duke iu falënderuar kompanisë për mirëmbajtje tani rruga është e hapur plotësisht, shkruan Opoja Sot.

“Pas reshjeve të pa ndërprera të shiut, gjatë natës dhe ditës së sotme, situatë shumë e vështirë ka qenë edhe tek rruga që të dërgon në Restelicë (Komuna e Dragashit), kompania për mirëmbajtje ka vepruar dhe tani rruga është e hapur plotësishtë.

Vlen të theksohet se po veprohet në të gjitha segmentet rrugore për t’i rikthyer ato në kushtet e normalitetit”, shluran Lejak në Facebook.com. /OpojaSot.com