Ministri Lekaj: Shmangni lëvizjet në drejtim të Dragashit

Ministri i Infrastrukturës (MI), Pal Lekaj, përmes një publikimi në Facebook ka njoftuar se të gjitha rrugët që udhëhiqen nga MI janë të kalueshme.

Lekaj ka treguar se Kaçaniku, Rugova, Dragashi dhe Brezovica janë më të ndjeshme, andaj kërkohet kujdes në vozitje.

Sipas tij, kompanitë mirëmbajtëse janë në kujdestari dhe së bashku do e tejkalojnë situatën sado e vështirë të jetë. /Opoja Sot

Ky është postimi i plotë

Një përmbledhje e zhvillimeve të ditës së sotme sa i përket reshjeve të shiut të cilat kanë qenë me një dendësi me të ulët, dhe gjendjes në rrugët tona.

Raportimi ditor na tregon që gjatë paradites ka pasur rrëshqitje të dheut dhe nevojë për ndërhyrje në disa rrugë që të dërgojnë në pikat e larta të vendit.

Momentalisht të gjitha rrugët që menaxhohen nga Ministria e Infrastrukturës janë të kalueshme, por me rrezikun potencial që të kemi raste të njëjta edhe gjatë natës. Kaçaniku, Rugova, Dragashi, Brezovicë janë më të ndjeshme në këtë aspekt, prandaj ju bëjmë thirrje që për sa të jetë e mundshme shmangni lëvizjet në këto drejtime dhe respektoni shenjat që paralajmërojnë rrezikun dhe që tregojnë për shpejtësinë e lëvizjes.

Kompanitë e mirëmbajtjes janë në kujdestari, një bashkëpunim i ndërsjellët do të bëjë që të tejkalojmë çdo situatë sado e vështirë që mund të jetë.