A mund të shkoj në rivotim edhe Dragashi?

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqyrtuar ankesat e partive politike, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar ankesë edhe për Komunën e Dragashit, ku ka kërkuar anulimin e votave me postë.

Analogjia me Istogun

LDK më parë kishte bërë ankesë për Istogun që të anulohen votat me postë, ku pas anulimit të këtyre votave do të shpallej kryetar Haki Rugova.

Vendimi ishte se Istogu duhet të shkojë në rivotim.

Por, pse LDK kërkoi anulimin e votave me postë në Dragash, kur edhe nëse anulohen këto vota kryetar do të mbetet Shaban Shabani?

Nëse PZAP ndjek shembullin e Istogut, për shkak se ngjashmëria mes dy komunave sa u përket votave me postë ekziston, Dragashi mund të shkoj në rivotim.

Kujtojmë se sot deri në ora 15:00 PZAP do të bëj publike vendimin për Dragashin./Opoja Sot