Ndahet pushteti në Dragash, PDK merr tri drejtori, Vakat dy, AKR, JGP, GIG nga një

Rreth dy muaj pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve për Kryetar Komune, ku fitues doli Shaban Shabani nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), janë zgjedhur edhe drejtorët e rinjë.

Të enjten me 1 shkurt kanë filluar punën të gjithë drejtorët e rinjë në Komunën e Dragashit, duke e kompletuar kështu kabinetin e kryetarit Shabani.

Komuna e Dragashit në bazë të statutit ka tetë Drejtori, ku OpojaSot kishte njoftuar për katër drejtorët shqiptarë që ishin emëruar ne fillim të janarit.

Pas konsultimeve me partitë politike, i pari i komunës si pjesë e Marrëveshjes Parazgjedhore ka emëruar edhe drejtorët nga komuniteti jo shumicë.

Në një deklaratë për portalin lokal GoraPress, Shabani ka thënë se emërimet janë bërë në bazë të marrëveshjeve që ka lidhur me subjektet politike gjatë fushatës zgjedhore.

Nga 8 drejtorët e rinj, tre i përkasin PDK-së, dy Koalicionit Vakat, nga një drejtor e kanë AKR, JGP dhe GIG.

AAK si pjesë e koalicionit parazgjedhor me PDK-në pritet ta mbajë postin e Nënkryetarit të Komunës. /Opoja Sot

Këta janë drejtorët e emëruar nga Kryetari Shaban Shabani

Eroll Bajrami (PDK) – Drejtor i Administratës

Vloran Cenaj (PDK)  – Drejtor i Arsimit

Valon Shabani (PDK)  – Drejtor për Ekonomi Financa dhe Zhvillim

Lirim Hajredini (AKR)  – Drejtor për Kulturë Rini dhe Sport

Bean Haxhihasan (VAKAT) –  Drejtor për Urbanizëm, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit

Behar Brenolli (VAKAT) – Drejtor për  Shëndetësi dhe Mirëqenie Publike

Fejsal Haliloviç (JGP)– Drejtor për Bujqësi , Zhvillim dhe Inspekcione

Mursel Halili (GIG) – Drejtor për Mbrojte, Shpëtim dhe Shërbime Publike