Me nderime të larta shtetërore, i jepet lamtumira e fundit policit Ridvan Kalanderi

Me nderime të larta shtetërore, sot në fshatin Kosovë, iu dha lamtumira e fundit oficerit të policisë, punëtorit të madh sportiv, Ridvan Kalanderi.

Të pranishëm në varrim ishin familjarë, miq, shokë, dashamirë, bashkë vendas, zyrtarë policor, kolegë nga sporti i mundjes etj, përcjell Opoja Sot.

  Ndërroi jetë oficeri i Policisë së Kosovës, Ridvan Kalanderi

Zyrtarë nga klubi i Mundjes Prizreni, bënë homazhe te varri i Ridvan Kalanderit, duke kujtuar se

vepra dhe kontributi i tij nuk do të harrohen kurrë.

“Do na mungojë të gjithëve!” – shkruan klubi i Mundjes Prizreni, duke bashkangjitur disa fotografi pas ceremonisë së varrimit./Opoja Sot/