Ndërtimi i hidrocentralëve po thanë lumenjtë e Dragashit

Është tharë shtrati i lumit ‘Luma’ që rrjedh nga Opoja që derdhet në Liqenin e Fierzës. Janë tharë degët e këtij lumi që vijnë nga Topojani dhe fshatrat përreth.

Planifikimi për të ndërtuar hidrocentrale të reja në lumin e Plavës në anën e Kosovës dhe pjesën tjetër të lumit ‘Luma’ dhe degët e lumit që rrjedhin në hapësirat e Topojanit në Kukës, ka ngritur në këmbë banorët e zonës së Topojanit e Kukësit.

Banorët  po kërkojnë që të mos ndërtohen këto hidrocentrale ngase i gjithë ekosistemi është varfëruar dhe shtrati i lumit ‘Luma’ që derdhet në Liqenin e Fierzës është tharë.

Ditëve në vijim pritet që këto protesta të përshkallëzohen, nga banorët e Kukësit.

Edhe në pjesën e Kosovës, në lumejt afër, ka filluar ndërtimi i disa hidrocentraleve, që si rezultat ka shkaktuar tharjen e shtratrave të lumejve të Plavës, Vraniqit, e tutje në zonën e Kukësit.

Krejt kjo po ndodh për interesin e e disa biznesmenëve të pakët, por që po shkaktojnë një katastrofë ekologjike në zonën e Kosovës dhe Kukësit në Shqipëri.

Shih videon, e protestuesve të zonës së Topojanit/Kukës të cilët kundërshtojnë ndërtimin e këtyre hidrocentralëve që të mos të dëmtohen lumejt. /Opoja Sot