Ndryshon asambleja komunale në Dragash, vetëm 8 delegatë arritën të rizgjidhen

Asambleja komunale e Dragashit përbëhet nga 27 asambleistë (delegatë), të cilët përfaqësojnë popullsinë Opojës dhe Gorës.

Në legjislaturën e sapo zgjedhur do të ulen 19 asambleist të ri ndërsa ulësen kanë arritur ta ruajnë vetëm 8 prej asambleistëve.

Në zgjedhjet për asamble komunale të këtij viti, të cilat janë certifikuar tashmë edhe nga KQZ PDK ka fituar 9 delegatë, LDK – 7, Vakat – 3, JGP – 2, VV, NISMA, AAK, AKR, GIG, PG do të përfaqësohen me nga një delegat.

Në PDK nga 8 delegatët e asamblesë së kaluar, 3 prej tyre kanë arritur të rizgjidhen (nuk është përfshirë këtu Shaban Shabani) dhe ata janë: Granit Rifaj, Vehbi Nazifi dhe Artan Loshaj.

Në LDK nga 7 asambleistë sa ishin pas zgjedhjeve të 2013-tës, vetëm dy asambleistë do të kenë vend përsëri në Kuvendin Komunal dhe ata janë Samidin Xheladini dhe Arijeta Skeraj.

Në asamble do të jene edhe për një mandat Nexhat Isufi nga NISMA, Zaim Hajredini nga AKR-ja si dhe Zinaida Elmazi nga Vakat./Opoja Sot

Asambleistat e PDK – 2017
Asambleistat e PDK – 2013
Asambleistat e LDK – 2017
Asambleistat e LDK – 2013