Hapet zyra e Shoqatës së Afaristëve ‘Sharri’ [Video]

Sot më datë 16 shkurt 2018 u bë hapja zyrtare e zyrës së Shoqatës së Afaristëve ‘Sharri’ në Dragash.

Në hapjen e kësaj zyre morën pjesë strukturat e qeverisjes komunale të udhëhequra nga Kryetari i Dragashit, Shaban Shabani, i cili premtimin e dhënë gjatë fushatës zgjedhore se do të ndaj një zyre për komunitetin e biznesit në Dragash e ka bërë realitet, njëherë dhe ka premtuar se do të jetë krah i zhvillimit ekonomik të komunës, gjithashtu pjesë në këtë solemnitet kanë qenë dhe shoqata si motra nga Prizreni dhe shumë afaristë të Komunës së Dragashit.

Në një fjalim rasti të pranishmëve ju drejtua Kryetari i Shoqatës, Shpetim Kamberi, i cili e falënderoi kryetarin për ndarjen e kësaj zyre dhe shpalosi programin si dhe misionin e shoqatës për të pas një ndikim sa më të madh të zhvillimit të ndërmarrjeve ekzistuese, hapjen e bizneseve të reja dhe mbështetjen e investitorëve potencial në Dragash.

Gjithashtu të pranishmëve ju drejtua dhe Kryetari i Komunës, Shaban Shabani, perfaqesuesi i HELVETAS në Kosovë, Basri Pulaj, Varis Xhejlani nga Shoqata ESNAF, Nexhmidin Asllani nga Oda Ekomomike e Kosovës.