Në Kapre gjysma e shtëpive në dry, kanë mbetur vetëm 20 nxënës

Gazetari  Qazim Thaçi ka ba një shkrim për fshatin Kapre, i botuar në të përditshmen “Kosova Sot”.

Në shkrim thuhet se fshati ka 70 familje por 30 prej këtyre familjeve tashmë janë shpërngulur në vendbanime të ndryshme duke u vënë drynin shtëpive.

Msc. Hasim Kryeziu tregon për gazetën se fshati ka aktualisht 420 banorë dhe vetëm 20 nxënës.

Historiku i emrit

Plaku i vjetër i këtij fshati, Xhemajl  Kryeziu tregon edhe historinë e emrit të fshatit që dikur ishte i njohur me emrin Blaqini Ri.

Emrin e ka marrë Kapre, ngase dikur moti organizoheshin gara të vrapimit dhe kërcimit.

Tash kur paska kërcyer njëri nga banorët e paska zënë vendin e parë. Pastaj paskan filluar të thonë si kaproll paska kërcyer dhe nga kaproll, kapro fshati ka marrë emrin Kapre./opojasot.com