Në mesin e 58 zëvendësministrave në qeverinë Haradinaj, njëri është nga Dragashi

Përderisa numri i zëvendësministrave në qeverinë Haradinaj vazhdon të rritet ku mediat raportojnë se numri ka arritur në 58, edhe Dragashi do të këtë një ‘përfaqësues’ të vetin.

Usmen Baldzi do ta përfaqësoj Komunën tonë si pjesëtar i komunitetit goran.

Baldzi është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, të cilën e udhëheq Valdrin Lluka nga AKR-ja e Behgjet Pacollit dhe tashmë ai figuron në këtë post edhe në uebfaqen e MZHE-së.

Usmen Baldzi

Në debatin e zhvilluar në televizionin Dukagjini për zgjedhjet në Dragash, Selim Kryeziu kandidat i LDK-së emërimin e Baldzit zëvendësministër e cilësoi si të qëllimshëm, për të ndikuar në koalicionet parazgjedhore, pasi sipas Kryeziut ka ekzistuar një rregull që goranët në Dragash gjithmonë janë pozicionuar më fituesin e raundit të parë të zgjedhjeve lokale.

Kujtojmë Usmen Baldzi në të kaluarën ka qenë zëvendësministër i arsimit në Qeverinë e Kosovës. /Opoja Sot