Nga Opoja në ‘Karnavalet Ilire’ të Bozovcës së Malësisë së Sharrit [Video]

Në Bozovcë mbahen Karnavalet Ilire

Në fshatin Bozovcë të komunës së Tetovës që ndodhet në thellësinë e Malit Sharr sot janë mbajtur “Karnavalet Ilire”.
Këta karnavale në këtë fshat kanë një histori gati 3 mijë vjeçare, që daton nga kohërat e lashta ilire dhe e trashëguar deri tek brezat e rinj dhe banorët e Bozovcës pavarësisht kushteve të vështira kanë arritur ta ruajnë si traditë.

Të veshur me gëzofë dhe lëkurë prej deleje, sipas traditës banorët nga 11 e deri më 21 mars besojnë se do t’i trembin gjërat e këqija dhe shpirtrat e këqij që të qëndrojnë sa më larg fshatit, që të mos dëmtojnë burimet e ekzistencës së banorëve të këtij vendi.

Image

Për të ndjekur këto karnavale krahas shumë mysafirëve nga Kosova, Shqipëria dhe Kosova ka marrë pjesë edhe filantropi dhe biznesmeni i njohur tetovar Lazim Destani i cili lindi në vitin 1954 pikërisht në fshatin Bozovcë.Ai gjithnjë në të kaluarën edhe tani ka dhënë përkrahje të pa rezervë jo vetëm këtij karnavali por edhe shumë iniciativave tjera që kanë të bëjnë me këtë fshat.

Image

I pranishëm ka qenë edhe ambasadori I Shqipërisë që e ka përshëndetur këtë karnaval në Malësinë e Tetovës.

Deklarata

Më parë kjo festë në të njëjtën mënyrë është mbajtur edhe në fshatrat tjerë të malësisë së Tetovës si Liseci,Veshalla dhe Shipkovica, por sot kjo organizohet vetëm në Bozovcë.

Poashtu sot në këtë fshat defiluan edhe shumë shoqëri kulturo-artistike nga Maqedonia dhe Kosova.Për pjesëmarrësit mbrëmë në Tetovë është shtruar edhe një darkë solemne.