Nis fushata e raundit të dytë zgjedhor

Sot zyrtarisht nis fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen më 19 nëntor.

Fushata e balotazhit do të zhvillohet në 19 komuna dhe do të zgjasë 5 ditë, ku kandidatët për kryetarë komunash do të shpalosin programin e tyre qeverisës.

Në komunën e Parteshit zgjedhjet do të zhvillohen për asamblistë, pas vendimit të KQZ-së i cili ka konstatuar parregullsi të mëdha që kanë ndikuar në procesin e votimit të 22 tetorit.

Kandidatët që garojnë nëpër komuna

Prishtinë, Shpend Ahmeti nga LVV dhe Arban Abrashi nga LDK

Gjakovë, Ardian Gjini nga AAK dhe Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa

Gjilan, Lutfi Haziri nga LDK dhe Sami Kurteshi nga LVV

Dragash, Selim Kryeziu nga LDK dhe Shaban Shabani nga PDK

Istog, Haki Rugova nga LDK dhe Gani Dreshaj nga AAK

Kaçanik, Besim Ilazi nga PDK dhe Basri Kodra nga LVV

Klinë, Sokol Bashota nga PDK dhe Zenun Elezaj nga AAK

Kamenicë, Qëndron Kastrati nga LVV dhe Shaip Surdulli nga LDK

Mitrovicë e Jugut, Valdete Idrizi nga PDK dhe Agim Bahtiri nga AKR

Obiliq, Xhafer Gashi i AAK dhe Mehmet Krasniqi i LDK

Rahovec, Smajl Latifi nga AAK dhe Idriz Vehapi nga PDK

Podujevë, Agim Veliu nga LDK dhe Ajet Potera nga LVV

Prizren, Shaqir Totaj nga PDK dhe Mytaher Haskuka nga LVV

Shtime, Naim Ismajli i PDK dhe Fatmir Rashiti – kandidat i pavarur

Suharekë, Bali Muahrremaj i AAK dhe Sali Asllanaj nga LDK

Ferizaj, Agim Aliu nga PDK dhe Muharrem Svarqa nga LDK

Vushtrri, Ferit Idrizi nga PDK dhe Xhafer Tahiri nga LDK

Kllokot, Strahinja Spaciq dhe Bozidar Dejanoviq

Malishevë, Ragip Begaj nga Nisma dhe Mursel Gashi nga PDK