Nisen për skijim në Dragash, turistët zhgënjehen keq

E diela që sapo kaloi ka qenë një ditë e bukur, me shumë borë dhe pamje të mrekullueshme në bjeshkët e fshatit Brod.

Por,  për rreth 100 skitarë nga e gjithë Kosova nga një ditë me shumë shpresa u kthye në një ditë dëshpëruese.

Gjithë ky zhgënjim i tyre siç transmeton Opoja Sot, filloi me të mbërritur në hyrje të Brodit, ku rrugët ishin plotë me borë dhe vështirë të kalueshme për autobusët.

Pasi këta skitarë kishin arritur në hotel, kishin kuptuar se atje mungon edhe furnizimi me rrymë, çka ju pamundësonte përdorimin e ski liftit.

Personrli i hotelit u kishte ndihmuar skitarët me mjetet e tyre që të shijojnë sadopak motin e përshtatshëm dhe borën, që rrugëtimi i tyre të mos u shkoj huq.

Komuna e Dragashit mbetet mjaft e pëlqyer si për skitarët ashtu edhe për bjeshkatarët, për shkak të terrenit të përshtatshëm gjeografik. /Opoja Sot

Më poshtë ne po u japim të plotë rrëfimin e skitarëve dhe mbresat e tyre për këtë ditë.