Gjykata e tenderëve vendos kundër Komunës, nuk kanë të ndalur problemet për ujësjellësin në Dragash

Dragash, 24 nëntor – Organi Shqyrtues i Prokurimit ka anuluar njoftimin e Komunës së Dragashit për dhënien e kontratës lidhur me aktivitetin e prokurimit për vazhdimin e punimeve në ujësjellësin kryesor dhe lëndën e ka kthyer në rivlerësim. Një vendim të tillë, Gjykata e tenderëve e ka marrë pasi ka aprovuar ankesat e operatorëve ekonomikë.

si të bazuara ankesat e operatorit ekonomik ‘NPT Fanaj Inxhiniering & Lala ShPK’-Prizren dhe operatorit ekonomik ‘Puna ShPK-Prizren dhe NN Infra Plus-Prishtinë’ lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull ‘Ujësjellësi kryesor-vazhdimi i punimeve (projekt trevjeçar)’ të iniciuar nga Komuna e Dragashit, shkruan sot Koha Ditore.

Anulohet njoftimi për dhënie të kontratës i Komunës së Dragashit lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull ‘Ujësjellësi kryesor-vazhdimi i punimeve (projekt trevjeçar)’ dhe lënda kthehet në rivlerësim”, shkruan në vendimin e OSHP-së.

Vendimi i plotë i Organi Shqyrtues të Prokurimit për Komunën e Dragashit