Opoja në terr me orë të tëra, po për Buzhalën ne nuk ekzistojmë!

Disa pjesë të Kosovës tash e dy ditë kanë mbetur në terr. Në Kompaninë për Furnizim dhe Shpërndarje të Energjisë Elektrike, KEDS, kanë treguar për Express se shkak i tërë kësaj gjendje është moti i keq dhe erërat e forta. Premtojnë se energjia elektrike do të kthehet shpejt.

Shumë fshatra të Gjakovës, Pejës e Deçani tani e më shumë se 24 orë kanë mbetur pa rrymë. Hiç më mirë nuk janë edhe vende të tjera të Kosovës.

Se është duke pasur telashe me furnizim me energji elektrike e pranojnë edhe në KEDS.  Por, thonë se krejt kjo ka ndodhur për shkak të prishjeve që kanë ndodhur nga erërat e forta.

“ Është fakt se ka telashe me furnizim. Jemi duke punuar në evitimin e prishjeve që kanë ndodhur për shkak te erërave të forta dhe motit që ka mbajtur mbrëmë. Ekipet e KEDS janë në teren dhe po punojnë në kthimin e energjisë elektrike”, ka thënë për Express, Viktor Buzhala, zyrtar për informon në KEDS.

Buzhala ka thënë se gjendja me e rënde është në Gjakovë, Pejë e Deçan. Por, sipas tij në gjendje të mirë nuk është as Prizreni, Podujeva e Drenasi.