Opojanët e Brigadës 134 nderohen për kontributin e dhënë në luftë

Në vazhdën e shënjimit të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës po zhvillohen aktivitete të ndryshme për të nderuar ata që kanë dhënë kontribut në mënyra të ndryshme.

Sigurisht kontribut të madh kanë dhënë ata që i rrokën armët dhe ju bashkuan UÇK-së.

Një numër i konsiderueshëm i  vullnetarëve që ju bashkuan UÇK-së, ishin nga Komuna e Dragashit.

Disa prej tyre që ishin pjesë e Brigadës 134 “Bedri Shala” me rastin e këtij jubileu, u pajisen me mirënjohje për kontributin e dhënë gjatë luftës së UÇK-së.

Ushtarët që u dekoruan janë: Nexhat Rysheni, Ziqiri Skenderi, Miriman Ibrahimi, Jahir Bajrami, Sabir Bajrami./opojasot.com