Opojës i shtohen edhe dy doktorë të shkencave

Nga dita e martë, Opojës i janë shtuar edhe doktorë të shkencës.

Defrim Gashi nga Brezna, doktoroi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik, dega Historisë.

Tema e doktoratës: “Politika e jashtme e Austro-Hungarisë ndaj vendeve Ballkanike në gjysmën e dytë të shekullit XIX”, njofton Opoja Sot.

Komisioni ishte i përberë nga dr. Muhamet Mala, dr. Nuri Behxheti, etj.

Ndërsa Shpetim Elezi nga Brruti, në Universitetin e Tiranës, mbrojti me sukses të lartë tezën e disertacionit “Sistemi emëror i shqipes në veprën e Pjetër Bogdanit”. /Opoja Sot