Parlamenti Studentor i UPz’së përfundon aktivitetin tre ditor në mbështetje të Gentiana Qafleshit

Si rezultat i këtij aktiviteti studentët e UPz’së kanë mbledhur një shumë simbolike të cilat pritet t’ia dorëzojnë familjes Qafleshi.

Aksioni nga Parlamenti Studentor i UPZ

“Sot e perfunduam aksionin e nisur para 3 dite ne Universitet per mbledhjen e mjeteve financiare ne ndihme te koleges sone, Gentiana Qafleshi.

Ndoshta shuma qe arritem te mbledhim eshte simbolike ne krahasim me shumen qe kerkohet per sherimin e Gentianes, por kjo shume ka nje vlere te madhe pasiqe behet fjale per parate ditore te studentëve qe jane solidarizuar me kolegen e tyre.

Ne shfrytezojme rastin te ju falenderojme nga zemra te dashur kolegë studentë, qe ne te tilla raste çdo here e tregoni zemergjeresine tuaj. Gjithashtu nje falenderim i veçante edhe per stafin akademik dhe administrativ qe kontribuan sipas mundesive te tyre.

Vetem te bashkuar per qellime te mira mund te arrijme te bejme gjera te medha.

Me respekt, Parlamenti Studentor”, thuhet në njoftimin e Parlamentit Studentor të UPz’së./04online