Pas betimit si Kryetar, Shabanit i vjen edhe “urimi” i Selim Kryeziut

Për herë të parë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve në Dragash, ka thyer heshtjen kreu i LDK-së  në komunën tonë Selim Kryeziu,  i cili ishte edhe kandidat për kryetar.

Kryeziu ka zgjedhur pikërisht ditën kur u betua Shaban Shabani si kryetar i ri i Dragashit, për ta “uruar” atë.

“U bërë Kryetar në mënyrë të pandershme. Uroj që tani e tutje të punosh me ndershmeri!” ka filluar urimin Selim Kryeziu.

Sipas Kryeziut, kryetari i ri i  zgjedhur i Dragashit, nuk përfaqëson vullnetin e shumicës shqiptare.

Kreu i LDK-së, në fund ka ironizuar duke postuar një foto ku shihen së bashku Adem Hoxha nga JPG dhe Usmen Ballxhi nga Vakat, duku ju drejtuar Shabanit se “p.s. Këta në foto i njeh sigurisht? Beju të fala!”/ Opoja Sot