Pas koalicionit PDK-VAKAT vjen reagimi nga Selim Kryeziu

Kryetari i degës së LDK-së në Dragash njëkohësisht edhe kandidat i kësaj partie për të parin e Dragashit në zgjedhjet lokale të këtij viti, ka ‘reaguar’ me një status në rrjetin social Facebook pas lidhjes së koalicionit PDK-VAKAT.

Ai në vend të fjalëve ka zgjedhur një poezi të Ismail Kadaresë për të ‘kërcënuar’ koalicionin e ri parazgjedhor. /Opoja Sot

Ja poezia e postuar nga ai

KËRCËNIMI

Shtat’qind vjet kam për t’i djegur kullat,
Do t’i vras qentë shtat’qind vjet.
Kështu Muji me modesti pat deklaruar,
Ndërsa eposi po hynte ne shekullin e tetë.
Erdh’pas tij i nënti, i dhjeti radhaz.

Sa ngadalë në epos mllefi del…

Shtat’qind vjet kam për t’i djegur kullat,
Do t’i vras qentë shtat’qind vjet
I.K