Pasojat e vërshimeve në Opojë [Video]

Pas shirave të rrëmbyeshëm që kanë ndodhur mbrëmjen e së enjtes dhe kanë vazhduar edhe të premten në disa fshatra të Opojës janë shkaktuar edhe dëmet e para.

Blaçi duket të jetë mjaft i prekur, ndërsa është dashur edhe ndërhyrja e institucioneve me mjete të rënda për të lehtësuar situatën.

permbytje

Moti i keq, përmbytje në Opojë

Reshjet e shumta të shiut të orëve të fundit kanë shënuar përmbytjet e para në fshtrat e Opojës.

Gjendja tejet e rëndë paraqitet në fshatin Blaç, ku rruga e Lagjes Koçinaj, është bërë e pakalueshme.

Faqja e Facebook-ut, Blaçi ka publikuar një video dramatike pas përmbytjeve./Opoja Sot