PDK dhe VAKAT lidhin koalicion në Dragash për raundin e dytë të zgjedhjeve

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe VAKAT kanë lidhur koalicion parazgjedhor për balotazhin i cili do të mbahet më 19 nëntor, ku në garë janë Selim Kryeziu nga LDK dhe Shaban Shabani nga PDK.

Koalicioni në mes PDK dhe VAKAT u nënshkrua sot në Dragash ndërmjet Kryetarit aktual të Komunës se Dragashit, Salim Jenuzi, i cili është edhe Kryetar i degës së PDK-së në Dragash dhe zëvendësministrit të MZHK-së, Usmen Baldzi.

Kujtojmë se VAKAT ka lidhje të afërta me PDK-në edhe në nivelin qendror, ku deputetja Duda Balje ka mbështetur publikisht kandidatin e PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj që nga raundi i parë.

Në raundin e parë Selim Kryeziu nga LDK, prinë me 5,150 vota apo 35.52 për qind, Shaban Shabani i PDK-së ka marrë 4,962 vota apo 34.22 për qind, ndërsa Sherif Aga nga VAKAT ka marrë 1,427 vota apo 9.84 për qind. /Opoja Sot

Dragash
Rezultetet e raundit të parë për të parin e komunës së Dragashit