PDK feston në Dragash [Video]

Pas rinumërimit të 35 vendvotimeve në komunën e Dragashit fitues doli të jetë kandidati i PDK-së, Shaban Shabani.

 Në bazë të rezultatit gjatë rinumërimit në Dragash, Shabani ka marrë 4 mijë e 117 vota.

Menjëherë pas kësaj në simpatizantët e PDK-së, kanë filluar festën e tyre me tupane dhe valle.