PDK në Dragash nënshkruan Marrëveshje edhe me AKR-në

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dega në Dragash, ka nënshkruar edhe koalicionin e dytë brenda ditës së sotme.

Pas AAK-së edhe AKR ka zgjedhur partneritetin me PDK-në, duke i ofruar përkrahje kandidatit të kësaj të fundit në garën për të parin e Dragashit.

Marrëveshja PDK-AKR u nënshkrua ndërmjet kryetarëve të degëve të partive respektive, Salim Jenuzi me Zaim Hajredinin, ku i pranishëm ishte edhe kandidati, Shaban Shabani.

Në raundin e parë Selim Kryeziu nga LDK, prinë me 5,150 vota apo 35.52 për qind, Shaban Shabani i PDK-së ka marrë 4,962 vota apo 34.22 për qind, ndërsa AKR-ja nuk kishte kandidat për Kryetar, por kishte kandidat vetëm për asamble komunale ku ka fituar 322 vota që i japin një ulëse.

Deri tani pa ndonjë pozicionim kanë mbetur vetëm Vetëvendosje dhe dy partitë tjera nga gora JGP dhe GIG. /Opoja Sot

Rezultetet e raundit të parë për të parin e komunës së Dragashit