Për një vit në Komunën e Dragashit u dënuan 2,491 persona

Viti 2016 për Komunën e Dragashit ka qenë kryesisht i qetë dhe me raste të pakta të prishjes së qetësisë publike.

Sipas statistika zyrtare të dhëna nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), raportohet se në vitin paraprak janë dënuar 2,491 persona për akuza të ndryshme.

Sipas këtyre të dhënave, Gjykata Themelore e Prizrenit, Dega në Dragash, për shkelje të rendit dhe prishje të qetësisë publike ka dënuar 49 persona, për cenim të sigurisë publike është dënuar vetëm një person, ndërsa për çështje ekonomike janë dënuar 57 persona.

Pjesa dërmuese e dënimeve kanë shkuar për kundërvajtjet në komunikacion që janë plotë 2,384 të tilla.

Nga të gjitha këto dënime, askush nuk ka përfunduar në burg, ndërsa 2,443 persona kanë paguar gjoba, 46 persona kanë marrë gjobë ndërsa 2 prej tyre kanë marrë masë edukuese./Opoja Sot