Përfundon votimi në qendrën e Sharrit, 58 vota për Albin Kurtin

Sot janë mbajtur zgjedhjet e brendshme të subjektit që ka numrin më të madh të deputetëve në Kosovë për të zgjedhur kryetarin e saj.

Në këto zgjedhje ka votuar edhe anëtarësia e Qendrës së Vetëvendosjes në Sharr.

Sipas rezultateve të shpallura nga kjo Qendër, del se Albin Kurti ka marrë 58 vota për, 1 kundër dhe 1 abstenim.

Në fletëvotim ishin opsionet “për”, “kundër” dhe “abstenoj”, pasi kandidat i vetëm në këtë garë ishte Albin Kurti.

Laurat Krasniqi
Laurat Krasniqi, Kryetar i KZAQ