Politikanët nga Dragashi urojnë për muajin e Ramazanit

Me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit edhe politikanët nga Komuna e Dragashit kanë uruar besimtarët mysliman, shkruan Opoja Sot.

Urimi Kryetarit, Shaban Shabani

Komuniteti Islam nga dita e nesërme përjeton ardhjen e muajit të shenjtë, muajit të agjërimit, muajit të Kur’anit, muajit të lëmoshës dhe ndihmës vëllazërore.

Muaji Ramazan, ashtu siç na mëson të edukojmë shpirtin, na fton edhe për bashkim dhe ngritjen e ndërgjegjes tek çdo musliman për të përmirësuar lidhjen me Allahun, me prindërit, me vëllezër dhe me gjithë njerëzit që na rrethojnë.

Me këtë urim i urojmë të gjithë banorët e komunës së Dragashit, duke ururar për një agjërim të lehtë, përkushtim ndaj Krijuesit dhe mbarësi e paqe në familjet tuaja!

Urimi i zëvëndësministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi

Ai ka zgjedhur dy foto të xhamive nga Komuna e Dragashit për të uruar fillimin e Muajit të Ramazanit.

“Urime Muaji i shenjtë i Ramazanit!
Besimi në Zot, paqja, dashuria dhe solidariteti le të mbretërojnë tek ne dhe në zemrat tona!”, ka shkruar Krasniqi në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve mysliman.

Urimi i Kryetarit të degës së LDK-së në Dragash, Selim Kryeziu

Ai ka qenë i shkurtë në urimin e tij drejtuar besimtarëve mysliman.

“Të dashur besimtarë, gëzuar Muaji i Shejtë i Ramazanit! Agjërim të mbarë dhe Zoti ua pranoftë sakrificën Tuaj!”, thuhet në urimin e Kryeziut.

Urimi i kryetarit të degës së AKR-së dhe asambleist në Komunën e Dragashit, Zaim Hajredinit

Pasi që veq e kemi falur namazin e tehravisë së parë, atëherë më lejoni qe t’u them me shumë sinqeritet:

“Urime muaji i shënjtë i Ramazanit”

Duke shpresuar se do të kemi një muaj të begatë e me shumë durim, e lus të madhin All-llah që të na i pranoj lutjet dhe veprat tona, të na i fal gabimet tona, të na bëjë më të sinqert në veprat tona dhe na lehtësoftë vuajtjet neve dhe të gjithë të tjerëve në mbarë botën, In sha Allah!

Urime, Agjerim të lehtë!

Urimi i kryetarit të NISMA Socialdemokrate – Dragash, Fatmir Halili

Agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve myslimanë!

Urojmë që në këtë muaj të bekuar, të solidaritetit, të dominoj e mira ndaj së keqës, të mbretëroj paqa dhe mirëkuptimi midis njerëzve, të largojmë urrejtjën dhe të ndihmojmë të gjithë ata që janë në nevojë.

Ky muaj i sakrificës, duhet të bëhet shembull për një jetë të ndershëme, për kthim të respektit dhe solidaritetit të humbur në shoqërinë tonë.

Urtësia dhe durimi duhet të përcjellin çdo besimtarë, dhe jo vetëm në këtë muaj.

Zoti u dhashtë begatitë dhe më të mirat në këtë muaj të bekuar. /Opoja Sot/