Publikohen emrat e kandidatëve për drejtorë të shkollave në Prizren, disa nga Opoja

Drejtoria Komunale e Arsimit, për hirë të transparencës dhe korrektësisë, bën publike emrat e kandidatëve që i plotësojnë kushtet e konkursit për drejtorë të shkollave, me të cilët mund të vazhdohet me intervistim me gojë.

Kandidatët të cilët pretendojnë se gjatë paraselektimit janë mënjanuar nga procesi i mëtejmë i konkursit përkatësisht intervistimi me gojë, kanë të drejtë të kundërshtimit, në afatin brenda tre ditëve, nga dita e publikimit të këtij njoftimi, në Drejtorinë Komunale të Arsimit përkatësisht në Komisionin përzgjedhës. /TVPrizreni