Qeverisja lokale në Dragash vazhdon të mbetet e njëjtë!

Përveç vazhdimësis së qeverisjes nga e njëjta parti për mandatin e katërt, mundësuar nga vota e komunitetit goranë, edhe vazhdimi i mënyrës së keqe të qeverisjes mbetet po ai.

Pas këtij degradimi nëntëmbëdhjetë vjeqar të shtetit dhe komunës, nga menaxhimi i keq, keqpërdorimi i parasë publike, përhapjes së krimit të organizuar dhe korrupsionit, kushdo që do të merrte pushtetin komunal në Dragash, nuk do të prisja ndryshime të mëdha dhe të shpejta, e aq më pak nga kjo struktur që është tani në pushtet.

Tradita e punësimeve nepotike, rehatimi i militantëve partiak, mosdija për të shfrytëzuar buxhetin në zhvillimin e komunës, mos shpallja e vendeve të punës duke ju ruajtur militantëve partiak që pritet të diplomojnë, janë punët me të cilat vazhdon të merret pushteti lokal i Dragashit.

Hapja e konkursit për mësimdhënës, si çdo vit tjetër edhe këtë vit, pritet të rehatoj disa nga militantët partiak që kanë mbledhë vota me mish e me shpirtë në zgjedhjet e tetorit.

Me këtë mënyr të qeverisjes as komuna, as shteti nuk mund të zhvillohen. Shumë zhgënyse!

Autor: Fatmir Halili – Kryetar i subjektit politik NISMA Socialdemokrate, Dragash.

Opinionet në ketë shkrim nuk paraqesin domosdoshmërisht qëndrimin e portalit