Reagon Kryeziu: Pse i duhet Serbisë Komuna Gora? 

Pas raportimeve se Kryeministri Haradinaj është dakorduar me Listën Serbe për themelimin e Komunës së Gorës, ka reaguar edhe kreu i partisë më të madhe opozitare në Dragash, Selim Kryeziu.

I pari i LDK-së me një shkrim të gjatë të postuar në profilin e tij në Facebook ka treguar për fillet e kësaj ideje dhe gjasat që të formohet Komuna Gora, shkruan Opoja Sot.

Më poshtë po e japim shkrimin e plotë të Selim Kryeziut

FORMIMI I KOMUNËS GORA

Komompromis që zgjidh apo thellon problemet, i mundëshem apo jo

Vite më parë kryeminstri i atëherëshem, kryetari i sotëm i Kosovës, pat bërë marrëveshje koalicioni me partitë e Gorës për formimin e komunës Gora, në shkëmbim të mbështetjes së tyre për zgjedhjet lokale, saktësisht, që partitë nga Gora të mbështesin kandidatin e PDK-së për kryetar të komunës së Dragashit. Kjo komunë s’u formua asnjëhere sikurse edhe shumë të tjera të premtuara në atë kohë.

Tani, formimi i kësaj komune është riaktualizuar. Është kërkesë e Listës serbe si kusht për ta votuar demarkacionin. Është absurde se si serbet kërkojnë të formojnë një komunë me shumicë serbe, e që më pas kjo komunë të bëhët pjesë e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Është absurde sepse në treven e gorës nuk ka asnjë serb. Ama, bash asnjë. Të konvertuar mund të ketë, psh. ADEM HOXHA, apo edhe ndonjë tjetër. Pavarësisht kësaj, më duhet të vë në pah se strukturat paralele të Sebisë në këtë trevë veprojnë lirshëm.

Pse i duhet Serbisë komuna Gora?

Në jug të Kosovës, në gjithë regjionin, Serbia nuk ka asnjë komunë. Nuk ka as në rrethin e Malishevës, nuk ka në rrethin e Suarekës, nuk ka në rrethin e Prizrenit, nuk ka as në Dragash. Me formimin e komunës Gora, Serbia praktikisht shtrihet në gjithë Kosovën me komuna serbe, nga Mitrovica deri në Dragash. Kam dro se kryeministri i vendit nuk e njeh gjeografinë e Kosovës, Kryeministri ka ngec në Çakorr. Kjo komunë, apo më mirë thënë, një komunë e till nuk mund të formohet, prandaj, nuk dua të ndalem më shumë në këtë pikë.

Partitë boshnjake të Gorës gjithashtu me vite kërkojnë themelimin e komunës Gora. Për dallim, ata duan një komunë sikurse komunat tjera të Kosovës, si shumica e tyre, pra, jo pjesë e komunave me shumicë serbe. Në shikim të parë kërkesa e tyre është legjitime dhe nuk përbën ndonjë problem. Në parim jam edhe unë dakord. Jam dakord sepse, ne, shumica në Dragash jemi treguar herë-herë hegjemon në raport me ta.

Por cilat janë vështërsitë që dalin në terren në këtë rast?

  • Treva e Opojës dhe ajo e Gorës kanë një qendër të përbashkët që është qyteza e Dragashit. Aty jetojnë edhe shqiptarë edhe gorano-boshnjakë. Është i vetmi vendbanim ku jetojnë të dy komunitetet. Në 19 fshatrat e Opojës nuk ka gorano-boshnjak, e as në 16 fshatrat e Gorës nuk ka shqiptarë. Tani, kujt i takon qyteza? Qendra e cilës komunë do ishte ajo?Qyteza e Dragashi (Sharrit), pjesa e poshtme e saj, është e ndërtuar mbi fshatin Krahkosht, fshat goranë që nuk ekziston më, përpos se banorë të vjetër të Dragashit vazhdojnë ta quajnë Dragashin, Krahkosht. Pjesa e sipërme është ndërtuar mbi pronat private por edhe mbi atë që quhej “otrinë” e fshatit Shajne, fshat shiptarë ky. Kjo për sqarim të opininit jasht komunës së Dragashit. Pavarësishtë këtyre fakteve, është jo logjike që një komunë e re e formuar, ta largonte të vjetrën nga selia e vet. Më duhet gjithashtu të them se shqiptarët nuk kanë interesim të formojnë një komunë te re me emrin komuna e Opojës, e cila në fakt do ta bënte të paqenë komunën e Dragashit.
  • Pakoja e Ahtisarit nuk parasheh formim të komunave etnike, në raste të tilla do të shkelej parimi i multietnicitetit. Prandaj pyes: Cilat fshatra shqiptare do të pranonin të bëhën pjesë e komuna Gora? Pra, të bëhën pakicë e pakicës, aq më tepër që komuna me emrin Gora te ta asocion në periudhën e Milosheviçit, sepse në kohën e sundimit të tij, komuna e Dragashit ishte suprimuar dhe u quajt Opshtina Gora. Në këtë rast jamë i sigurt se shqiptarët e këtyre fshatrave që do të ishin pjesë e Opshtines, do të shpërnguleshin për Prizren. Jam i sigurt për këtë. Personalisht mendoj se edhe fshatrat e Gorës nuk do të pranonin assesi të jenë pjesë e komunës së vjetër me shqiptarë.
  • Problem tjetër është ndarja e banorëve të Gorës në dy komunitete: goranë dhe boshnjak. Çfare komune do të ishte kjo “komunë e re”? Komunë me shumicë gorane apo me shumicë boshnjake? Apo ndoshta këtu është çelësi i zgjidhjes së problemit?! Të bëhët një komunë me goranë e boshnjak, pra me dy komunitete. Në këtë mënyrë plotësojmë kushtin e multietnicitetit. Por kjo do të ishte një ironi e madhe sui generis, gjithësesi. E njëjta popullat dhe dy komunitete.
  • Qëllimi i formomit të komunave të reja do të ishte, ofrimi i shërbimeve sa më afër qytetarëve. Në këtë drjetim, selia e Komunës së re do nxirrte probleme të mëdha. Treva e gorës është shumë e shprëndarë gjografikisht. Të vendoset selia në pjesën Krushevë a Restelicë, ajo do të ishte shumë larg banorëve të fshatrave Kukajnë, Lubevisht, Radesh e sidomos fshati Brod që është në skajin krejt tjetër të Gorës dhe anasjelltas.
  • Opsion tjetër do të ishte ndarja e qytezës së Dragashit në dy komuna. Kjo gjithashtu s’duket e mundur. Një qytezë që s’ka as dy mij banorë rezident, të bëhët seli e dy komunave dhe të ndahet në dysh?! Aq me tepër që territorialisht s’ke si e ndanë.

Përfundim

Komuna e Gorës nuk mund të formohet me vendime e kompromise politike që nuk lidhen me këtë komunë dhe me këta qytetarë. Komuna e Gorës mund të formohet me një bashkëpunim dhe koordinim të vet njerëzve të këtushëm, shqiptarë, goranë e boshnjakë; intelektual e profesinist të lëmive përkatëse. Me njohjet e mia që kam për “intelektualopolitikanopatriotët” e këtushëm, qofshin ata shqiptarë a goranë a boshnjakë, tani për tani, një gjë e tillë është e pamundur.
“Qofsha i gabuar”!