Regjisori nga Brezna, sjell filmin që trajton dhunën seksuale që u bë ndaj meshkujve në luftën e fundit [Video]

Regjisori nga Brezna, Korab Lecaj po shënon suksese të konsiderueshme në botën e kinematografisë.

Është e paktë dhe rrallë herë e përmendur se gjatë luftës në Kosovë janë edhe një numër i konsiderueshëm i burrave që kanë qenë viktima të dhunës seksuale.

Ndonëse numri i saktë nuk dihet, por një rast i tillë është trajtuar nga regjisori opojar Korab Lecaj.

Ai, trajton Dinin si viktimë e dhunës seksuale në filmin e tij më të ri “Klithma”, i cili do të jetë premier në festivalin “PriFest”.