Rënie e frikshme e numrit të nxënësve në komunën e Dragashit

Në kohën e paraluftës në shkollat e komunës së Dragashit vështirë se mundë të gjeje klasë me pak nxënës, ato kalonin madhësinë prej 30 nxënësve dhe kishte paralele të shumta.

Të gjithë jemi dëshmitarë se në vitet e fundit vërehet nje rënje drastike e numrit të nxënësve që regjistrohen në klasën e parë, e ndikuar nga faktorë të shumtë social e demografikë.

Ulja e numrit të nxënësve në shkollat fillore dëshmohet edhe nga të dhënat e sakta zyrtare që kanë nxjerrë institucionet shtetrore për statistika.

Sipas këtyre të dhënave gjatë vitit të fundit shkollor kemi një rënje prej 9 për qind të numrit të përgjithshem të nxënësve në shkollat fillore të komunës së Dragashit, ku nga 3,925 nxënës sa ishin në vitin shkollor 2015/2016 kemi 3,568 nxënës në vitin shkollor 2016/2017 apo 357 nxënës më pak. /Opoja Sot