Rinumërimi e thelloi diferencën në Dragash

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka përfunduar rinumërimin e të gjitha votave në 34 vendvotime të Komunës së Dragashit.

Pas rinumërimit të votave ka rezultuar se kandidati i PDK-së, Shaban Shabani ka 2 vota më shumë se sa në rezultatet preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Nëse i kalkulojmë votat që Shabani i kishte marrë në rezultatet preliminare rezulton që tash i ka 6,280.

Selim Kryeziu edhe pas rinumërimit i kanë mbetur 6,238 vota.

Ende pa u proceduar votat me kusht dhe ato me postë, diferenca në Dragash është 43 vota. /Kallxo