Rinumërimi i votave për Dragashin mund të fillon sonte

Rinumërimi i votave për Komunën e Dragashit dhe Rahovecit pritet të bëhet sonte në mbrëmje ose nesër.

Për shkak të ankesave rinumërimi për Prishtinën dhe Prizrenin pritet të shtyhet dhe supremja ka kohë 72 orë për të marrë vendim.

Njoftimin e dha gazetarja e KTV-së e cila raportoi nga Qendra për Numërim dhe Rezultate (QNR).

Në komunën e Dragashit janë rreth 400 vota me kusht dhe me postë.

KQZ ka nxjerrë fitues Shaban Shabanin nga PDK-ja me 41 vota më shumë se Selim Kryeziu nga LDK./ Opoja Sot