Rinumërimi i votave për Dragashin shtyhet deri të hënën [Video]

Edhe përkundër paralajmërimeve ende nuk dihet me saktësi se kur do të rinumërohen votat për komunën e Dragashit.

Përkundër raportimeve të mëhershme të KTV-së se votat e Dragashit dhe Rahovecit mundë të numëroheshin sonte, nga QNR vijnë njoftime tjera.

Radio Televizioni i Kosovës, në edicionin qendror të lajmeve njoftoi se sipas disa burimeve rinumërimi i votave edhe për Dragashin nuk do të numërohen deri të hënën./Opoja Sot