Rrahen vëllezërit në Dragash, njëri bëhet për spital

Policia e Kosovës (PK) ka arrestuar një person në Dragash, pasi që ai ka sulmuar vëllaun e tij të enjten rreth orës 09:20.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje familjare ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Opoja Sot