Selim Kryeziu lajmërohet pas rezultateve të KQZ-së: Ende ka shpresë

Ende ka shpresë. Kështu po thotë Selim Kryeziu, kandidati i LDK-së për komunën e Dragashit, në epërsi të së cilit është Shaban Shabani i PDK-së.

Janë vetëm 19 vota që PDK-ja ka më shumë se LDK-ja, derisa Kryeziut, shpresa për ndryshim kur numërohen edhe votat nuk po i shuhet.

Sipas rezultateve të KQZ-së, Shaban Shabani i PDK-së ka marrë 50.16 për qind, derisa ai i LDK-së, 49.84 për qind./Opoja Sot

Ja postimi i plotë i Kryeziut

Të nderuar votues !
Ne kemi 19 vota më pak. Por ka edhe 337 vota për t’u numëruar. Mos humbni shpresën. Presim rezultatet përfundimtare. Mos harroni se luftuam kumdër tri qeverive.
Faleminderit të gjithëve për mbështetje!