Selim Kryeziu: Pse po na torturon kryetari i “Opština Gora”?!

Kandidati për kryetar të Komunës së Dragashit nga LDK-ja Selim Kryeziu ka shkruar një status të gjatë në Facebook për disa paradokse në Komunën tonë.

Kryeziu është marrë me kryetarin e partisë JGP, Adem Hodza duke treguar detaje për veprimtarinë e tij gjatë dhe pas luftës.

Ai ka thënë se Hodza voton për kryetar të komunës së Beogradit (Gradonačelnika), voton për kryetar të opština Gora dhe voton edhe për kryetar të komunës së Dragashit, dhe se i njëjti është edhe anëtar i partisë së Vuçiqit.

Adem Hodza sipas Kryeziut edhe ka dhunuar, ndërsa vëllau i tij para luftës ka torturuar shqiptarët./Opoja Sot

Adem Hodza dhe Vulin
Adem Hodza dhe Vulin

Ja shkrimi i plotë i Selim Kryeziut

PARADOKSE

Kosova është jo vetëm sui generis, por edhe një paradoks i madh.
1.
Një kryetar i një komune të Kosovës, nuk mund të jet edhe deputet i Parlamentit. Ku është paradoksi këtu?! Paradoksi qëndron në fakrin se kjo nuk vlenë për të gjithë. Psh: Adem Hodža, fshati Restelicë, konuna Dragash, R. e Kosovës, është kryetar i Opština Gora (komunë paralele kjo, por që është në territorin e Kosovës), është edhe deputet në Parlamentit të Kosovës.

2.
Adem Hodža voton për kryetar të komunës së Beogradit (Gradonačelnika), voton për kryetar të opština Gora dhe voton edhe për kryetar të komunës së Dragashit. Po barazia qytetare ku mbetet këtu?! Unë, ju, ne… kemi të drejtë të votojmë vetëm për një kryetar komune.

3.
Adem Hodža është kryetar i partisë JGP, parti kjo e regjistruar në Kosovë, por ai njëkohësisht është edhe anëtar i Këshillit të përgjithshem të (SNS), parti kjo e Vučićit. Paraprakisht ka qenë i (SPS) të Milosheviçit dhe pastaj (PS) të Vulinit. Po kjo ska rëndësi. S’kam punë me karkaterin e tij unë, po me të drejtat si qytetar i Kosovës që ka ai, e si kam unë.
4.
Adem Hodža ka të drejtë edhe të dhunon. Në kuptimin e parë të fjalës – DHUNIM – dhe të mos mbaj burg. S’ka mundësi t’a mbaj! Një njëri që ka të gjitha këto të drejta e liri, i lejohet edhe dhunimi. Mos ja paça lakmi!
5.
Adem Hodža mban të okupuar Gorën përmes pagave, pensionëve, ndihmave sociale(sidomos)… . Shkon në Mitrovicë, merr instruksione, mbledh drejtorët e shkollave dhe i kërcënon ata bashkë me načelnicen dhe e orijenton votën andej kah i lëvërdisë atij.
6.
Vëllai i tij Redžep Hodža na torturoi para luftës, ky pas luftës në një farë forme bën të njëjtën gjë. Kurse ne heshtim. I afrohemi, i kërkojmë ndihmë, e përkdhelim se na lëvërdisë, jo se e duam atë, por se e duam pushtetin. Kurse ai krekoset, bëhët më i madh, më i rëndësishëm, bëhët BABO. Pa keqkuptime, as vetveten nuk e përjashtoj në këtë pikë.
7.
Meqenëse unë Selim Kryeziu, nuk kam forcë t’a ndal, atëhere së mbetët tjetër pos t’i drejtohem Zotit: Ndale o Zot!