Shaban Shabani është kryetari i Dragashit

Pas rinumërimit të 35 vendvotimeve, atyre me kusht, me postë dhe të personave me aftësi të kufizuara ka dalë se fitues për Kryetar të Dragashit është kandidati i PDK-së Shaban Shabani i PDK-së, ndërsa Selim Kryeziu i LDK-së ka arritur të dalë i dyti.

Sipas rezultateve gjatë rinumërimit, Shabani i PDK-së ka marrë 4,117 vota, kurse Selim Kryeziu i PDK-së 2,807.

Kurse, në votat me kusht, me postë dhe personat me nevoja të veçanta, PDK ka marrë 302 dhe LDK 67.

E votat me postë kanë shkuar të gjitha për kandidatin e PDK-së gjithsej 230 vota.

Në dy proceset kanë qenë 66 fletëvotime të pavlefshme dhe një e zbrazur.

Në zgjedhjet e 19 nëntorit Shaban Shabani kishte fituar 50.16 për qind të votave ose 6,279 vota.

Selim Kryeziu kishte fituar 49.84% të votave ose 6,238 vota. /Opoja Sot